Wednesday, January 14, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESan Siro në këmbë për ta duartrokitur, të gjithë i japin forcë...

San Siro në këmbë për ta duartrokitur, të gjithë i japin forcë Kristjan Asllanit në 20 minutat kundër Salernitanës

Kristjan Asllani është kthyer për të luajtur me Interin, këtë herë kundër Salernitanës.

Mesfushori shqiptar bëri gabimin e madh ndaj Barcelonës duke i mohuar zikaltërve avantazhin dhe kualifikimin e menjëhershëm nga grupet e Champions League.

Por tifozët e Interit janë dashuruar me Asllanin për shkakun e mënyrës së përjetimit pas asaj që ndodhi, gjë e cila nuk shihet shpesh në futbollin modern që zakonisht është i fokusuar te paratë dhe jo te ndjenja.

Për këtë arsye, në minutën e 72 të takimit kur Asllani mori vendin e Mkhitaryan, në San Siro janë ngritur të gjithë tifozët për të duartrokitur jo vetëm lojtarin që doli nga fusha, por edhe mesfushorin shqiptar për t’i dhënë mbështetje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments