HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEGoli i Djepaxhisë nuk mjafton. Murlani mundet edhe nga Bulqiza

Goli i Djepaxhisë nuk mjafton. Murlani mundet edhe nga Bulqiza

Murlani vazhdon te vuaje dhe pas tre ndeshjesh kampionat te luajtura deri me tani, nuk ka arritur dot te marre qofte edhe nje barazim dhe si rrjedhoje ndodhet ne vendet e fundit te tabeles se klasifikimit. Edhe ne ndeshjen e sotme, ai eshte mundur pikerisht nga Bulqiza me rezultatin 3-1.

Ndeshja eshte luajtur ne Kamez dhe eshte dominuar nga ekioi i Bulqizes i cili ka arritur te kaloje ne avantazh qe ne minuten e 10-te me ane te futbollistit Taku dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare e saj.

Ne fillimin e se dytes nderkohe, vendasit do te shenonin edhe golin e dyte me ane te futbollistit Fida pikerisht ne minuten e 48-te, nderkohe qe Taku do te shenonte edhe nje gol tjeter duke i çuar shifrat ne 3-0 ne minuten e 74-te te ndeshjes.

Nderkohe Murlani do te gjente ngushellim vetem me golin e shenuar nga Ari Djepaxhia ne minuten e 90-te, gol qe ne fakt vlen vetem per statistika sepse gjithçka ne kete takim ka folur per ekipin e Bulqizes qe ne kete menyre e ka fituar ate me rezultatin 3-1.

BULQIZA- MURLANI 3-1

MURLANI: Çaku, Ramja, Temja, Keshtejaku, Usamah, Djepaxhia, Lani, Noronha, Trianoski, Santoro, Brahimi. Trajner: Vahedin Pepaj. U aktivizuan edhe Nuhi, Cubi, Oliveira, Shpuza e Kodra.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments