HomeKRYESORE'Qeshën kur e panë në formacion'! Në Itali befasohen nga Elseid Hysaj:...

‘Qeshën kur e panë në formacion’! Në Itali befasohen nga Elseid Hysaj: Është ndër më të mirët, i habiti kritikët…

Elseid Hysaj është rikthyer në formacionin titullar të Lacios në rolin e mbrojtësit të krahut të djathtë.

Në ndeshjen e fituar ndaj Sasuolos në transfertë me shifrat 0-2, lojtari shkodran është shpallur i dyti më i mirë i ndeshjes me notën 7 pas Luis Albertos.

Të paktën ky është vlerësimi i medias pranë klubit kryeqytetas, “Laziostory”.

“I mbyll të gjitha kritikat për të. Ato kritika që në leximin e formacionit dhe hyrjen e tij në fushë, zgjodhën të nënqeshnin. Tani ata janë të habitur, krahu i djathtë ishte i mbuluar. Hysaj përparoi edhe në zonën kundërshtare, duke shërbyer në mes të hiçit”, shkruhet në median italiane.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments