HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETjetër largim nga Tirana, por bardheblutë do marrin një lojtar të rëndësishëm

Tjetër largim nga Tirana, por bardheblutë do marrin një lojtar të rëndësishëm

Vesel Limaj do të jetë largimi i radhës nga Tirana. Oversport ka mësuar se skuadra bardheblu do të bëjë të tjera lëvizje të bujshme në merkaton e transferimeve, pas zyrtarizimit të Regi Lushkjas. Burime pranë klubit bardheblu kanë bërë me dije se futbollisti 26 vjeçar ka arritur një akord me drejtuesit e skuadrës kampin e në fuqi për të ndërprerë bashkëpunimin mes tyre.

Oversport ka mësuar ekskluzivisht se një nga pistat e mundshme për të ardhmen e futbollistit është skuadra e Shkëndijës së Tetovës, por nuk përjashtohen as pistat e transferimit në Turqi, Hungari apo edhe në Arabinë Saudite. Me shumë mundësi, sfida e të shtunës ndaj Bylisit, për Limajn do të jetë edhe sfida e fundit, ku do të përshëndetet me tifozërinë bardheblu dhe me skuadrën ku fitoi titullin kampion.

Por kjo nuk është lëvizja e vetme në kampin e kampionëve në fuqi, pasi Kristal Abazaj mund të konsiderohet lojtari më i ri i kryeqytetasve. Palët kanë dakordësi totale për transferimin e tij te bardheblutë dhe thjeshtë po pritet momenti ideal për të konkretizuar bisedimet në një kontratë bashkëpunimi.

Kjo ndoshta nënkupton dhe bën faktike edhe largimin e Xhixhës, ofertat për të cilin nuk kanë munguar. Më konkretisht, pista hungareze duket si opsioni më i mirë për të ardhmen e kryegolashënuesit të kampionatit aktualisht.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments