Vesel Limaj do të jetë largimi i radhës nga Tirana. Oversport ka mësuar se skuadra bardheblu do të bëjë të tjera lëvizje të bujshme në merkaton e transferimeve, pas zyrtarizimit të Regi Lushkjas. Burime pranë klubit bardheblu kanë bërë me dije se futbollisti 26 vjeçar ka arritur një akord me drejtuesit e skuadrës kampin e në fuqi për të ndërprerë bashkëpunimin mes tyre.

Oversport ka mësuar ekskluzivisht se një nga pistat e mundshme për të ardhmen e futbollistit është skuadra e Shkëndijës së Tetovës, por nuk përjashtohen as pistat e transferimit në Turqi, Hungari apo edhe në Arabinë Saudite. Me shumë mundësi, sfida e të shtunës ndaj Bylisit, për Limajn do të jetë edhe sfida e fundit, ku do të përshëndetet me tifozërinë bardheblu dhe me skuadrën ku fitoi titullin kampion.

Por kjo nuk është lëvizja e vetme në kampin e kampionëve në fuqi, pasi Kristal Abazaj mund të konsiderohet lojtari më i ri i kryeqytetasve. Palët kanë dakordësi totale për transferimin e tij te bardheblutë dhe thjeshtë po pritet momenti ideal për të konkretizuar bisedimet në një kontratë bashkëpunimi.

Kjo ndoshta nënkupton dhe bën faktike edhe largimin e Xhixhës, ofertat për të cilin nuk kanë munguar. Më konkretisht, pista hungareze duket si opsioni më i mirë për të ardhmen e kryegolashënuesit të kampionatit aktualisht.