Vllaznia U17 ka marre sot fitoren e rradhes ne kampionat duke mundur me rezultatin 3-1 ekipin e Dinamos ne ndeshjen e prapambetur, ate te vlefshme per javen e 11-te te kampionatit. Fitorja e sotme ka qene e 9-ta rradhazi per ekipin e drejtuar nga trajneri Gilman Lika, çka tregone dhe per ecurine shume poziitve te tij.

Ne fillim ka qene futbollisti Aris Ara ai qe ka kaluar shume shpejt ne avantazh ekipin shkodran. Ne minuten e 9-te ai ka derguar topin ne rrjeten e portes kundershtare. Pjesa e pare eshte mbyllur vetem me kete gol. Nderkohe ne minuten e 74-te ka qene Deda ai qe ka barazuar per Dinamon.

Nje gol ky i papritur per Vllaznia U17 dhe u mundua te reagonte por e pati shume te veshtire. Megjithate duhej te vinin tre minutat e fundit te ndeshjes per t’i dhene fitoren asaj. Dhe ka qene i njejti futbollist, Xhesild Kapllanaj qe ka shenuar dy here ne minutat 87 dhe 90 duke i dhene fitoren 3-1 ekipit te tij.

Me fitoren e sotme Vllaznia U17 eshte ngjitur ne kuoten e 32 pikeve duke vazhduar te kryesoje e vetme renditjen pas 13 javesh kampionat teksa ka 10 fitore te arritura, 2 barazime dhe vetem 1 humbje. Nderkohe golaverazhi i saj eshte 35-18./SHKODRA-SPORT.COM/