Simone Inzaghi ka mbetur pa fjalë pas fitores 4-2 kundër Sasuolos. Trajneri i Interit nuk është paraqitur në konferencën për shtyp pas përfundimit të ndeshjes. Vendin e tij e ka zënë zëvendës trajneri Farris. Ky i fundit tregon se tashmë skuadra ka mundësinë e kryerjes së rrotacioneve, si dhe tregon mënyrën se si Inzaghi e ka përballuar periudhën e vështirë që kaloi në këtë sezon.

“Na kanë munguar lojtarë të rëndësishëm për rotacione, si Marcelo Brozovic. Dhe duke qenë të lidhur me mbrojtësit, dua të them që na mungon Skriniar. Kemi gjetur nje Darmian të jashtëzakonshëm, pastaj në një skuadër si Interi duhet të presësh Asllanin dhe Bellanova-n, që sidoqoftë jane gati kur thirren.

Kemi kaluar momente delikate. Mbyllemi në zyrë, edhe Ausilio tallet me ne, duke thënë se nga dhoma vjen tym. Simone dha një entuziazëm të madh, po mendoj për ndeshjen në Salerno kur pranuam golin e barazimit në kohën e shtuar. Ishte ai që shikonte përpara, siç ndodhi pas humbjes në Champions League kundër Bayernit. Në atë moment, Simone na mblodhi në një darkë duke thënë: ‘Ok, mund ta bëjmë’. Dhe gara europiane ka filluar nga Barcelona.

“(Fitorja e sotme) Ishte një mesazh i qartë nga Simone, ishte një mundësi për të mos u humbur. Kemi ende shumë ndeshje të rëndësishme, gjysmëfinalen e dytë, Kupën e Italisë, pastaj do të shohim. Sot rezultatet na dhanë mundësinë për të shkuar deri në fund dhe ishim shumë mirë”, ka deklaruar Massimiliano Farris.