Bajerni i Mynihut ka qenë kohët e fundit mjaft aktiv jo vetëm në fushën e blertë. Drejtuesit e Bajernit kanë kryer shumë lëvizje në klub duke shkarkuar trajnerin e ndërkohë, ka edhe pakënaqësi nga futbollistët.

I tillë është edhe marokeni Nusair Mazraui i cili pak ditë më parë u shpreh se nuk është i kënaqur dhe do të largohet.

Mazraui tha se nuk e kuptonte arsyen pse është në stol ndërkohë që vetë drejtori sportiv Hasan Salihamixhiç i ka mbyllur derën një largimi të mundshëm.

“Nuk do të largohet! Ai do të qëndrojë këtu me ne”, u shpreh drejtori shkurtimisht. Për marokenin kishte interesime nga Real Madridi dhe Juventusi e shihej si një lëvizje e mundshme në verë por si duket, kjo pistë është e mbyllur.