HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDitë e veçantë për Vllazninë, klubi surprizon në 80-vjetorin e lindjes një...

Ditë e veçantë për Vllazninë, klubi surprizon në 80-vjetorin e lindjes një ndër ikonat shkodrane

Vllaznia do të përballet me Bylis ditën e nesërme duke nisur që nga ora 13:, takim i vlefshëm për javën e 18-të të Abissnet Superiore. Por sot është një ditë e veçantë te kuqeblutë.

Mjeku i njohur i shkodranëve, Zyhdi Çoba feston 80-vjetorin e lindjes. Përpara stërvitjes së ditës së sotme klubi është kujdesur të surprizojë ikonën e futbollit shqiptarë, teksa i aknë organizuar një ceremoni modeste por kuptimplotë për t’i uruar përvjetorin e lindjes.

“Dita e sotme është e veçantë për një nga ikonat e Vllaznisë, mjekun e njohur Zyhdi Çoba.

Ai feston 80 vjetorin e lindjes dhe me këtë rast, përpara stërvitjes klubi dhe Vllaznia i kanë organizuar një ceremoni të thjeshtë dhe kuptimplote për t’i uruar atij këtë përvjetor të lindjes.

Edhe 100 vite te tjera të lumtura emblema kuqeblu Zyhdi Çoba!”, ka shkruar Vllaznia.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments