HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEKSKLUZIVE / Katër humbje në pesë ndeshje, jep dorëheqjen trajneri i Besëlidhjes

EKSKLUZIVE / Katër humbje në pesë ndeshje, jep dorëheqjen trajneri i Besëlidhjes

Pas pothuajse tre muajsh në krye të Besëlidhjes dhe pesë ndeshjesh, trajneri Nikolin Çoçlli ka dhënë dorëheqjen.

Vetëm një barazim dhe katër humbje në pesë takimet e fundit të kampionatit duket se e kanë bindur trajnerin korçar që të largohet nga drejtimi i skuadrës lezhjane.

Nga sa mësohet nga burime të “Shkodra Sport”, Çoçlli në kokën e tij e ka marrë vendimin për të lënë stolin e Besëlidhjes që të shtunën pas humbjes me Korabin në Lezhë.

Megjithatë, ai ia ka bërë të ditur futbollistëve dhe drejtuesve vetëm ditën e sotme, kur ekipi është grumbulluar për të nisur përgatitjet për sfidën e rradhës ndaj Turbinës.

Çoçlli pas analizës së zakonshme u përshëndet me të gjithë futbollistët dhe stafin e mbetur teknik për t’u larguar më pas nga Lezha me mirëkuptimin e drejtuesve të ekipit lezhjan. Tashmë, me interes mbetet për t’u parë në vazhdim se nga kush do të drejtohet Besëlidhja deri në mbyllje të sezonit.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments