HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFormacioni anti- Tirana, Mirel Josa u beson titullarëve që fituan kundër Kukësit

Formacioni anti- Tirana, Mirel Josa u beson titullarëve që fituan kundër Kukësit

Pavarësisht se është ende herët që të flitet për sa u përket emrave, që tekniku Josa do të hedhë nga minuta e parë në takimin ndaj Tiranës, ajo që mësohet nisur edhe nga stërvitja e parë e zhvilluar ditën e djeshme është se tekniku do t’u besojë edhe për këtë sfidë emrave që ishin në fushën e lojës edhe në takimin ndaj Kukësit.

Pavarësisht rikthimeve të Latifit apo Boshnjakut në stërvitje, sërish të dy këta lojtarë nuk duket se do të shikohen si të mundshëm nga minuta e parë.

Nisur nga kjo mësohet se mund t’i besohet sërish Zogoviçit në portë, Smajlit, Shehit, Gurishtës e Hakajt në mbrojtje, Jonuzit, Alivodës e Markut në mesin e fushës e në sulm treshes Hoxhaj, Bala e Mala.

Gjithsesi, janë edhe pak ditë në dispozicion dhe ndoshta tekniku do të shikojë edhe ndonjë mundësi freskimi të formacionit me Latifin apo Çobën. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments