HomeKRYESOREPallati i ri i sportit në Shkodër, ja ku do ndërtohet dhe...

Pallati i ri i sportit në Shkodër, ja ku do ndërtohet dhe sa do jetë fondi për të

Ka kohe qe flitet por duket se ka ardhur momenti per t’u bere realitet. Bashkia Shkoder ka nder mend te investoje ne infrastrukturen sportive dhe do ta nise kete nga ndertimi i pallatit te ri te sportit. Nje gje e tille eshte konfirmuar nga pergjegjesi i zyres se sportit Alban Neziri mbreme ne emisionin “Studio Sport” ne RTSH Shkodra.

Por nderkohe diten e sotme ne opinion ka shume aludime nese nje premtim i tille i Bashkise vjen ngaqe kemi te bejme me nje vit elektoral, por realisht duket se nuk eshte keshtu. Madje thuhet se do te jete thjesht rikonstruksioni i nje palestre aktuale shkolle.

Ne fakt projekti, fondi dhe çdo gje duket se eshte miratuar tashme. Behet fjale per ndertimin e nje salle sportive te re ne oborrin e shkolles “Salo Halili”. Hapesira e duhur dhe gjithçka tjeter eshte gjetur dhe nderkohe po hartohet projekti. Toka e vene ne dispozicion per ndertimin e kesaj salle sportive eshte 1800 metra katrore.

Njekohesisht burime prane Bashkise Shkoder bejne te ditur per “Shkodra Sport” se fondi i vene ne dispozicion per ndertimin e kesaj salle sportive do te jete rreth 320 milione leke te vjetra. Gjithçka tashme pritet te nise shume shpejt dhe kryeqendra e Veriut do te kete nje ambjent me shume ne dispozicion per stervitjen e ekipeve te ndryshme sportive te lojerave me dore dhe jo vetem.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments