E ka marre drejtimin e Kastriotit ne nje situate delikate, megjithate ndaj Tiranes skuadra tregoi vlera dhe ishte shume prane marrjes se pikes ndaj ekipit kryesues te kampionatit. Nje gje e tille i ka dhene besim trajnerit Emiliano Çela se mund t’ia dalin.

Në seancën e djeshme, kreu i pankinës ka punuar me një grup të plotë futbollistësh. Fillimisht ai ka pasur një bashkëbisedim me futbollistët, ku i ka përgëzuar ata për shpirtin e lartë të garës të treguar ndaj Tiranës dhe i ka motivuar që të vazhdojnë me kokën lart.

“Me punë dhe shumë përkushtim rezultatet do të vijnë. Do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit për ngjyrat e Kastriotit”, ka thënë Çela para lojtarëve, duke u munduar t’i karikojë në prag të ndeshjes së radhës.

Pas 22 javësh kampionat, ekipi krutan mbyll tabelën e klasifikimit me 20 pikë, duke qenë gjashtë më pak se vendi i tetë, që të çon në “play out” dhe tetë më pak se i shtati që të shpëton direkt.

Kastrioti vjen te shtunen ne Shkoder per t’u ndeshur me Vllaznine ne kuadrin e javes se 23-te te Superliges dhe padyshim qe do te tentoje te marre pike./SHKODRA-SPORT.COM/