HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVucaj bashkohet me Vllazninë në Mal të Zi por s'luan në miqësore

Vucaj bashkohet me Vllazninë në Mal të Zi por s’luan në miqësore

Blerja më e fundit e kuqebluve, Erjon Vucaj, nuk ka luajtur për asnjë minutë në miqësoren e sotme ndaj Petnicës. Ndonëse pritshmëria ishte për të luajtur disa minuta, në fakt nuk ka ndodhur kështu. Arsyeja pse 26 vjeçari nuk ka qenë në fushë me fanellën kuqeblu ka patur të bëjë me faktin se ai është nisur paraditen e sotme drejt Malit të Zi dhe ka mbërritur dy orë para ndeshjes në kampingun e Beranes.

Lodhja e rrugës ka bërë që trajneri Cungu të mos e planifikojë për ndeshjen miqësore megjithatë Vucaj nuk ka qëndruar pushim. Ai ka zhvilluar disa vrapime të lehta përreth fushës ndërkohë që nesër do t’i bashkohet ekipit në stërvitje megjithatë pa marrë ngarkesat e plota sepse kuptohet nuk është në formën e tij më të mirë fizike. Megjithatë brenda një kohe të shkurtër pritet që Vucaj të jetë i gatshëm për stafin teknik dhe me shumë të ngjarë do të jetë në dispozicion të tij që për ndeshjen e kampionatit, atë me Lushnjën.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments