Tuesday, February 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREI priti penalltinë Kallakut, Puja: Kur je portier është pak e vështirë...

I priti penalltinë Kallakut, Puja: Kur je portier është pak e vështirë të futesh në rotacion

Bruno Puja ishte protagonisti i barazimit të sotëm mes Egnatias dhe Teutës, teksa i priti penalltinë Kallakut duke ruajtur barazimin 1-1.

“I kënaqur që morëm një pikë se ndeshja mund të humbej siç e patë te penalltia. Kishim pritshmëri, patëm raste, mund të mbyllnim ndeshjen e nuk shënuam. Kur nuk e bën, është ai ligji i pashkruar.

Aleni normalisht është portier me cilësi të mira dhe çdo ditë mësojmë nga njëri-tjetri, shkojmë mire me njëri tjetrin, shkëlqyeshëm.

Kur je portier është pak më e vështirë të bëhen rotacionet ndaj do presim, nuk kemi çfarë të bëjmë. Aleni ka bërë një sezon të mirë, duhet ta pranojmë”, tha për “Oversport” Puja pas duelit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments