HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREBesëlidhja humbet edhe ndaj Tomorit. Lezhjanët thuajse të rënë nga kategoria

Besëlidhja humbet edhe ndaj Tomorit. Lezhjanët thuajse të rënë nga kategoria

Per Beselidhjen tashme shanset per mbijetese jane thuajse zero dhe ne kategorine e pare e mban thjesht matematika. Lezhjanet kane patur nje sfide shume percaktuese pasditen e sotme ne fushen e tyre te cilen e kane humbur dhe si rrjedhoje deshperimi eshte shume i madh tek tifozet e kesaj skuadre.

Tomori i është kthyer përsëri fitoreve në Kategorinë e Parë, duke marrë një sukses të vlefshëm në transfertën përballë Besëlidhjes që tashmë është thuajse edhe matematikisht e rënë në Kategorinë e Dytë.

Skuadra beratase ka fituar me një gol të Eminit në pjesën e dytë të ndeshjes, dukë marrë tri pikë të arta që konsolidojnë shumë pozitat e saj në grupin e ekipeve që do të luajnë në play-off për ngjitjen në Superiore.

Ndërsa Besëlidhja, në një sezon shumë larg pritshmërisë, tani pret vetëm verdiktin e matematikës për rënien që duket e pashmangshme. Padyshim qe sezoni i kesaj skuadre eshte shume zhgenjyes dhe tashme ajo eshte thuaje ne kategorine e dyte.

Nje deshtim edhe me i madh per futbollin verior sepse pas perjashtimit te Terbunit, tashme eshte edhe Beselidhja qe shkon nje kategori me poshte dhe ne kete menyre kjo padyshim qe eshte diçka jo e mire edhe per futbollistet shkodrane qe kane luajtur per vite me rradhe me keto dy skuadra,

BESËLIDHJA-TOMORI 0-1

73′ Emini

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments