Sfida e shumëpritur në mes Vllaznia U19 dhe Astanës së Kazakistanit tashmë po afron dhe gjithçka duket gati për ballafaqimin e së mërkurës në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Një ditë para këtij takimi të vlefshëm për “Uefa Youth League”, drejtori i Akademisë Vllaznia Qashif Hoxha ka dalë në një konferencë për shtyp.

Ai përveçse ka shpjeguar se janë marrë të gjitha masat për zhvillimin e kësaj ndeshje, u ka bërë thirrje tifozëve për të qenë në stadium sepse një kualifikim i mundshëm i ekipit tonë, do të vlente shumë.

“Jane marre te gjitha masat organizative per zhvillimin e kesaj ndeshje dhe besoj se gjithçka eshte gati. Une gjej rastin te ftoj gjithe tifozet shkodrane, por edhe bashkemoshataret e ketyre djemve qe do te luajne neser, qe te jene ne shkallet e stadiumit “Loro Boriçi” per t’i mbeshtetur.

Rezultati i ndeshjes se pare na le shpresa per kualifkim dhe nese do ta arrinim, do te ishte diçka historike per kete ekip, per keta djem dhe trajneret e tyre, por edhe per reputacionin e klubit Vllaznia ne futbollin europian.

Drejtuesit e klubit na i kane plotesuar te gjitha kushtet per ekipin tone dhe tashme presim te marrim frutet e punes se bere”.

Ndeshja Vllaznia U19- Astana do të luhet të stadiumin “Loro Boriçi” dhe hyrja e tifozëve për këtë ndeshje do të jetë falas me qëllim mbështetjen e kuqebluve për arritjen e suksesit historik, kalimit në turin e dytë të këtij kompeticioni të rëndësishëm europian.
www.shkodrasport.com