HomeKRYESOREFrikë nga presionet ndaj gjyqtarëve, Atletiko Madrid propozon idenë për 'arbitra surprizë'

Frikë nga presionet ndaj gjyqtarëve, Atletiko Madrid propozon idenë për ‘arbitra surprizë’

Atletiko Madrid mendon se ka ardhur koha që të marrë fund caktimi dhe publikimi i emrave të gjyqtarëve të ndeshjeve të kampionatit spanjoll disa ditë para se të luhen ndeshjet. Migel Angle Gil Marin, duke marrë pjesë në komisionet e La Liga, ka hedhur idenë, në emër të klubit që përfaqëson, që kjo të mos jetë më e mundur.

Sipas madrilenëve, publikimi i gjyqtarëve që disa ditë para ndeshjeve, shton trysninë ndaj tyre, pasi me raste ka fushata të mirëfillta mediatike që u paraprijnë ndeshjeve duke aluduar për paraqitjet e mëparshme që kanë bërë ndaj njërës skuadër apo tjetrës.

Sigurisht, klubet i frikësohen edhe ndaj trysnisë që mund të ushtrojnë në mënyrë direkte klube të caktuara në mënyra të ndryshme, ide që është përforcuar pas rastit të Barcelonës me pagesat e paligjshme.

Ndaj i është kërkuar La Liga dhe Federatës Spanjolle, që të marrë në shqyrtim idenë e “gjyqtarëve surprizë”. Që do të thotë se asnjë nga skuadrat të mos jetë në dijeni se kush e drejton ndeshjen, deri në momentin që gjyqtarët zbarkojnë në stadium para fillimit të saj.

Kjo është një kërkesë e cila do të shqyrtohet në Asamblenë e La Liga që zhvillohet pas një jave, ku përveç të tjerave do të diskutohet edhe shkëputja përfundimtare e Komitetit të Arbitrave nga Federata.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments