HomeKRYESOREArsenali shpërdoroi epërsinë prej dy golave ndaj West Hamit, merr vetëm një...

Arsenali shpërdoroi epërsinë prej dy golave ndaj West Hamit, merr vetëm një pikë

Arsenali është ndalur nga West Ham United në kuadër të javës së 31-të në Ligën Premier, pasi ndeshja përfundoi 2-2.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, Gunners kaluan në epërsi me anë të Gabriel Jesus, që u asistua prej Ben White.

Vetëm tre minuta kaluan nga goli i parë dhe Arsenali shënoi edhe të dytin, tani përmes Martin Odegaard, me Gabriel Martinellin që ishte asistuesi.

Më pas filloi dominimi i Çekanëve, që shënuan dy gola. Për 2-1 u përkujdes Said Benrahma, që realizoi nga penalltia dhe me këtë rezultat shkuan në pushimin mes pjesëve.

Në minutën e 52-të, Bukayo Saka dështoi të thellonte epërsinë e Topçinjve, kur dështoi nga pika e bardhë.

Tre minuta më vonë, Jarrod BoWen u asistua prej Thilo Kherer, për rezultatin 2-2.Arsenali u mundua deri në fund që të merrte tri pikë, mirëpo Ëest Hami nuk lejoi dhe i ndanë pikët.

Pas javës së 31-të, Arsenali vazhdon të jetë lider me 74 pikë, katër më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak se ta, ndërsa në xhiron e 32-të do të përballen me Southamptonin

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments