Opinion nga Florent HOXHA

 

Qe te humbesh nje ndeshje futbolli eshte mese e pranueshme e aq me shume kur je Beselidhja e Lezhes qe prej vitesh vegjeton ne kategorine inferiore. Fundja edhe ekipi me i mire i planetit humbi dy ndeshje rrjesht e gjithsesi topi i futbollit po vazhdon te rrokulliset pameshirshem. Mirepo ka humbje qe jo vetem te fusin ne mendime por me shume te fusin ne nje trishtim teper te thelle deri ne zhgenjim te plote. Ne stadiumin “Beselidhja” te qytetit te Lezhes ekipi vendas priti mysafiret e ekipit te Kukesit kete te shtune duke u premtuar mbeshtetesve te vet nje loje dinjitoze dhe te ndershme. Folen me pompozitetin tipik te ambienteve tona sportive presidenti Gjoke Noka e trajneri Ridvan Kulli duke premtuar e sterpremtuar loje te forte sportive per te shperblyer se pari publikun e zjarrte lezhjan qe ka sakrifikuar jo pak per ta ndjekur Beselidhjen edhe ne qytetet me te largeta te Shqiperise. Kishte dite qe qarkullonin fjale per shuma te ofruara nga presidenca kuksiane per te blere ndeshjen por perseri ishte presidenca vendase qe i stersiguronte dashamiresit e futbollit lezhjan qe matrapazlleqe te tilla nuk do te ndodhnin ne stadiumin ku vetem tre jave nga perfundimi i kampionatit nuk ka arritur te marre pike asnje ekip e madje eshte pesuar vetem nje gol. Ekipi lezhjan sivjet nuk eshte shquar per shenimin e shume golave ama reparti i saj mbrojtes ka treguar nje nivel qe edhe klubet e superliges e kane zili. Ne pjesen e pare futbollistet vendas te Beselidhjes nuk lane cep te fushes pa treguar supremacine e tyre duke fituar cdo duel me lojtaret kuksiane. Ekipi i ngjante me shume nje ekipi perendimor sesa nje ekipi te kategorise se pare shqiptare, kryeson me merite 2-0 kur fare mire mund te arrinte edhe ne 3 ose 4-0 mirepo ja qe krejt papritur ne pjesen e dyte gjerat ndryshojne. Krejt papritur lezhjaneve u mpihen gjunjte, mezi ecin ne fushe (per te vrapuar as qe behet fjale), behen krejt te pavemendshem duke pesuar plot kater gola! Menjehere me vine nder mend fjalet e nje te ftuari ne nje emision sportiv te para disa diteve qe me nje prepotence te pashembullt deklaronte qe Kukesi jo vetem qe e ka siguruar superligen por madje synon te arrije titullin kampion megjithese ne kalendar do te perballej me Beselidhjen, Luftetarin e Lushnjen qe se bashku numerojne 102 pjesemarrje ne superlige!!! Kete te shtune Beselidhja nuk humbi thjesht nje ndeshje, se ne fund te fundit ka humbur plot te tjera me perpara me ekipe shume me te dobeta se Kukesi. Beselidhja humbi sot respektin e mbare ambientit futbolldashes e sidomos respektin e publikut te vet te zjarrte qe nuk mundet kurrsesi te pranoje pazaret e shemtuara qe u bene ne dhomat e zhveshjes ne pushimin mes pjeseve. Sportadeshesit lezhjane sot me shume se kurre jane ndjere te turperuar dhe te neperkembur nga ekipi i tyre i zemres qe pranoi te shese nje ndeshje qe i ngjante me shume nje shitje te rendomte perimesh ne pazar. Sot ekipi i Beselidhjes me presidencen e vet ne krye neperkembi dhe shumefishoi me zero djersen dhe mundin e Bicit, Haskut, Rames, Lorencit, Filipit, Loshit, Zhejanit, Gjeloshit, Perloshit, Kacajt e B. Koles e shume futbollisteve te tjere nder vite. Sot Beselidhja humbi besimin e publikut te ndershem lezhjan, besim te cilin shume pak ekipe e kane mbajtur gjalle ne keto vite te zymta te futbollit shqiptar. Kukesit i uroj sinqerisht nga zemra suksese ne superlige vitin e ardhshem por njekohesisht shpresoj qe ta kuptoje se cdo ekip mundet ta bleje suksesin ne vendin tone te dashur por shume pak ekipe munden ta meritojne me te vertete. Fatkeqesisht pas tragji-komedise se fundit as Beselidhja nuk ben me pjese ne keto te fundit.