HomeKRYESORERinovimi para gjysmëfinaleve të Champions-it, Leao drejt paktit me Milanin

Rinovimi para gjysmëfinaleve të Champions-it, Leao drejt paktit me Milanin

Rafa Leao, nuk ka dyshim, prej rreth dhjetë ditësh duket si një person tjetër. Dhe gjysmëfinalet kundër Interit mund të jenë në një farë mënyre kufiri i fundit për të ardhmen e tij. Tema, nuk ka nevojë të thuhet, është gjithmonë ajo e rinovimit të kontratës.

Në mes janë dy detaje: distanca e pagesës, pasi Leao kërkon 7 milionë në vit, ndërsa Milani ka arritur 6 plus bonuset – dhe mbi të gjitha, çështja e zakonshme e dëmshpërblimit ndaj Sportingut të Lisbonës.

Lila, e cila pret të përfitojë 10 për qind nga një shitje e ardhshme e mundshme e Leaos, ka çdo interes që Leao të mos lirohet si lojtari i lirë dhe kjo, së bashku me apelin e humbur në Gjykatën Federale zvicerane, do ta çonte klubin francez drejt pagesës të të gjithë dëmshpërblimit ndaj Sportingut për një shifër në masën e 20 milionë eurove.

Nga kjo situatë lind përshpejtimi i kuqezinjve në javët e fundit dhevullneti, aspak i fshehur, për tëzgjidhur çështjen e rinovimit përpara derbit të dyfishtë tëChampions-it. Duke parë edheintervistat e fundit të Leaos, optimizmi në radhës e Milanit është më se i kuptueshëm.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments