Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMarko Rojs merr vendimin surprizues në lidhje me Dortmundin, sulmuesi gjerman heq...

Marko Rojs merr vendimin surprizues në lidhje me Dortmundin, sulmuesi gjerman heq dorë nga…

Marko Rojs nuk do të jetë më kapiteni i Dortmundit, me sulmuesin gjerman që ka zgjedhur të heqë dorë nga shiriti që e ka mbajtur për pesë vite.

Me anë të një videomesazhi në rrjetet sociale, 34-vjeçari ka bërë këtë njoftim, duke u shprehur se pasardhësi i tij do të bëjë një punë mjaft të mirë.

“Përshëndetje tifozë të dashur të Dortmund. Është vërtet e rëndësishme për mua t’iu them diçka personalisht. Kisha shumë kohë që po e mendoja gjatë pushimeve dhe vendosa që të trashëgoj shiritin e kapitenit. Kam informuar Edin Terziç dhe Sebastian Kehl për këtë ditën e djeshme.

E kam mbajtur këtë shirit për pesë vite me krenari dhe nder. Faleminderit për suportin tuaj gjatë këtyre viteve. I uroj Sebastianit dhe Edinit që do të gjejnë pasardhësin e duhur. Jam i sigurt që ata do t’ia dalin. Deri atëherë, mirupafshim”, shprehet Rojs në video.

Siç bëjnë me dije mediat gjermane, pasardhësi i Rojs mund të jetë një midis Emre Çan dhe Mats Humels.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments