HomeKRYESOREArda Guler vendos një rekord të ri pas kalimit tek Real Madrid

Arda Guler vendos një rekord të ri pas kalimit tek Real Madrid

Arda Guler nënshkroi për Real Madrid të enjten dhe tashmë po shkruante historinë në klub të premten.Njoftimi për nënshkrimin e ish-lojtarit të Fenerbahçes theu rekorde në Twitter.

Guler kishte shumë interesim nga Barcelona dhe Milani, mirëpo vendosi që përfundimisht të shkonte te Los Blancos.
Lojtari u prezantua nga ‘Merengues’ të premte (sot) dhe në të njëjtën ditë ai kishte bërë tashmë histori te klubi spanjoll.

Tweeti me të cilin skuadra nga Santiago Bernabeu njoftoi mesfushorin e ri theu rekorde.Njoftimi i Real Madridit për ardhjen e Arda Guler është tani postimi më i pëlqyer në historinë e klubit me më shumë se 760.000 pëlqime (në kohën e raportimit).

Vetëm kthimi i Cristiano Ronaldos në Manchester United (1.8 milion) dhe kalimi i Messit në PSG (850.000) ka gjeneruar më shumë pëlqime sesa ajo e Gulerit. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments