Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREHoeness: Nëse Kane është burrë i fjalës, ai do të luajë me...

Hoeness: Nëse Kane është burrë i fjalës, ai do të luajë me ne!

Uli Hoeness, një nga menaxherët më të lartë të Bayern Munich, bëri një deklaratë të rëndësishme për Harry Kane, objektivi numër një i bavarezëve për sulmin këtë verë.

Në prononcimin e fundit për mediet, Hoeness u shpreh se nëse lojtari i Tottenham është një njeri që e mban fjalën, atëherë ai do të luajë me kampionët e Gjermanisë.

“Nëse premtimi i tij mbahet, pra nëse e mban fjalën, ai do të jetë një lojtar i Bayern.”-deklaroi Uli Hoeness.

Nga kjo deklaratë ai lë të kuptohet se marrëveshja me lojtarin është një punë e përfunduar dhe tashmë mungon vetëm arritja e akordit me Tottenhamin, e cila nuk duket të jetë aq e lehtë për t’u gjetur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments