HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEKSKLUZIVE/ Ernest Gjoka shumë pranë firmës me skuadrën e Superligës

EKSKLUZIVE/ Ernest Gjoka shumë pranë firmës me skuadrën e Superligës

Ka disa dite qe thote se do te rikthehet shume shpejt te drejtoje ne “Abissnet Superiore” dhe gjasat jane qe mbase edhe diten e sotme te zyrtarizohet ne krye te njeres prej skuadrave te saj.

Behet fjale per trajnerin Ernest Gjoka. Gazeta “Shkodra Sport” meson se ai eshte ne bisedime te avancuara me presidentin e ri te Erzenit Kasa dhe kane rene dakord per te gjitha kushtet e kontrates teksa ka mbetur tashme vetem hedhja e firmes ne te.

Gazeta po ashtu meson se nje tjeter kandidature per pankinen shijakase ka qene edhe Armando Cungu, por me trajnerin shkodran mesa duket nuk eshte rene dakord per anen financiare te kontrates.

Erzeni me presidentin e ri ka si objektiv te ndertoje nje skuader me te forte se sezonin e kaluar ne menyre qe te mos e vere ne dyshim qendrimin ne Superiore.

Tashme me emerimin e Gjokes ne pankine, do te nise edhe puna per marrjen e lojtareve sepse siç dihet nga rradhet e kesaj skuadre jane larguar disa futbolliste, i fundit ishte sulmuesi Nonato qe firmos me Deçiq te Tuzit./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments