Wednesday, February 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE200 tenistë pjesmarrës nga mbarë Bota, nis sot 'Shkodra Open 2023'

200 tenistë pjesmarrës nga mbarë Bota, nis sot ‘Shkodra Open 2023’

Do te nise sot ne Shkoder turneu me i rendesishem dhe i madh i tenisit ne vendin tone, ai qe emertohet “Shkodra Open 2023” ne te cilin do të garojnë rreth 200 tenistë nga 33 shtete të botës.

Ai organizohet në ambientet e “Adriatic Tennis Park”. Garat do të fillojnë sot më datë 19 gusht, me ndeshjet kualifikuese për shortin kryesor dhe do të zhvillohen nga ora 15:00-19:00.

Ndërsa të hënën më 21 gusht, do të fillojnë ndeshjet e shortit kryesor, që do të zhvillohen për tre ditë me radhë nga ora 9:00-19:00, për të vijuar më pas deri në datën 27. 08. 2023 me finalet në dy kategoritë vajza dhe djem.

Ky turne ndërkombëtar i nivelit botëror për rinj në sportin e tenisit eshte promovuar edhe nga Bashkia Shkoder e cila e konsideron nje element shume te rendesishem edhe per promovimin e ketij qyteti, por edhe per turizmin e tij.

Sporti i tenisit po njeh nje perhapje gjithnje e me te madhe ne vendin tone dhe veçanerisht ne Shkoder, ku ka ndihmuar shume edhe ndertimi i kompleksit “Adriatic Tennis Park”, qe po ndihmon per organizimin e aktiviteteve te shumta kombetare dhe nderkombetare./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments