HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREArval Maliqi lë Vllazninë dhe bashkohet me skuadrën tjetër të Superligës

Arval Maliqi lë Vllazninë dhe bashkohet me skuadrën tjetër të Superligës

Mesfushori Arval Maliqi ka lene Vllaznine dhe prej disa ditesh eshte bashkuar me nje skuader tjeter te Superliges. Behet fjale per ekipin e Kukesit.

19-vjeçari qe u shpall kampion me Vllaznia U21 sezonin e kaluar, teksa shihet si një alternativë me vlerë për Stavri Nicën. Mesfushori prej ditësh ka nisur stërvitjen me skuadrën verilindorë, ndërsa filimisht do të debutojë me ekipin U-21, më pas do të kalojë në ekipin e parë.

Drejtuesit e Kukësit në këtë mënyrë konfirmojnë se këtë sezon do të mbështeten te lojtarët e rinj në moshë, të cilëve do t’u jepet hapësira për të treguar talentin e tyre.

Maliqi shton forcat kështu në mesfushë dhe pritet që të kthehet menjëherë në protagonist në formacionin e Nicës. Kujtojme qe ky lojtar ka qene prej vitesh rregullisht pjese e ekipeve kombetare te moshave.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments