HomeFUTBOLLLajm fantastik për Ballkanin e Kosovën, shihni projektin e ri të stadiumit...

Lajm fantastik për Ballkanin e Kosovën, shihni projektin e ri të stadiumit me 17 mijë ulëse

Një lajm fantastik vjen pak orë para ndeshjes së Ballkanit me Viktoria Plzen e vlefshme për sfidën e parë të grupeve në Conference League.

Prej vitesh e muajsh, në Kosovë kërkohej një terren i përshtatshëm dhe me kushtet optimale për të luajtur ndeshje të nivelit të lartë europian.

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ është i vetmi që plotësonte deri diku standartet por përdorimi i tij i tepruar e ka degraduar gjithnjë e më shumë gjendjen me Përfaqësuesen dardane, Prishtinën, Ballkanin, Dritën, Gjilanin e Dukagjinin që të gjitha luajnë ndeshjet ndërkombëtare në këtë impiant.

Në Suharekë është prezantuar një projekt i ri për stadiumin e qytetit nga vetë kryetari, Bali Mahmutaj, i cili shprehet i gatshëm të përmbushë detyrat e tij në emër të Komunës.

Stadiumi në fjalë do të ketë një kapacitet prej 17 mijë ulësesh dhe do të jetë i gjithi i mbuluar duke ofruar kushte mjaft komode për tifozët.

https://www.facebook.com/fcballkani/posts/792297376236476?ref=embed_post

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments