Terbuni po i jep doren e fundit pergatitjeve per ndeshjen e pare te kampionatit qe luhet kete fundjave dhe ai do te udhetoje drejt Gramshit per te luajtur ndaj skuadres vendase.

Ne prag te kesaj ndeshje ka dhene nje prononcim per mediat sekretari i klubit Behar Mehaj i cili eshte shprehur: “Jam shume i lumtur ne rradhe te pare qe une rikthehem tek Terbuni serish pas 8 vitesh. Jemi munduar te bejme nje faze pergatitore te mire dhe besoj se do ta nisim mbare kampionatin.

Ne ndeshjen e pare te kampionatit, shorti na ka vene perballe ekipit te Gramshit i cili eshte i mirepergatitur dhe me synime te qarta per te dhene dhe marre maksimumin. Por ne nuk i trembemi ketij kundershtari.

Terbuni eshte pse eshte ndertuar me lojtare te rinj, ne fakt trajneri i njeh mire dhe ka besim ne aftesite e tyre. Deshira jone ishte qe ekipi i vjetshem te mos shperbehej por zgjedhja qe bene shume lojtare ishte qe ata te largoheshin.

Gjithsesi ne jemi munduar qe te ndertojme nje ekip me elemente cilesore. Kam besim se trajneri Xhahysa do te zgjedhe 11-shen me te mire per transferten e se shtunes”./SHKODRA-SPORT.COM/