HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELaçi triumfon me përmbyesje ndaj Partizanit. Tresa vendimtar me golin në '95

Laçi triumfon me përmbyesje ndaj Partizanit. Tresa vendimtar me golin në ’95

Laçi triumfoi me përmbysje ndaj Partizanit me rezultatin 2-1 në kryeqytet.Një ndehsje me raste të shumta nga të dyja ekipet, por në fund festuan kurbinasit.

Mensah kaloi Partizanin në avantazh në minutën e 13-të, ndërsa pas kësaj, të kuqtë kishin edhe disa raste të tjera, por shpërdoruan para portës së Dajsinanit, edhe për meritë të portierit bardhezi, që bëri pritje vendimtare.

Kur nuk shënon, e pëson dhe kështu ndodhi me kryeqytetasit. Në minutën e 83-të, ishte Sobowale, i cili vendosi baraspeshën, pak minuta, pasi Melo kishte humbur një mundësi të artë shënimi.

Në minutën e 95-të, ishte Ledi Tresa, i cili bëri heroin për Laçin, duke shënuar golin e përmbysjes dhe të fitores për kurbinasit.

Pas kësaj ndeshje, Partizani mban vendin e dytë në renditje me 35 pikë, ndërsa Laçi ngjitet në vendin e pestë me 25 pikë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments