Një lajm i hidhur ka ardhur sot për sportin shkodran. Është ndarë nga jeta në moshën 53 vjeçare një nga volejbollistet e njohura të Vllaznisë së viteve ’80, anëtare e ekipit kombëtar dhe njëkohësisht trajnerja e ekipit të të rejave të volejbollit të këtij klubi, Alda Kaçorri. Një vdekje e papritur e ardhur pas një infrakti që ajo ka pësuar teksa ishte në ambjentet e shkollës ”Ismail Qemali” ku jep mësim. Sigurisht që kjo gjë ka alarmuar kolegët e saj të punës, nxënësit të cilëve ka qenë duke u dhënë mësim, por askush nuk ka qenë në gjendje të bëjë gjë më tepër.

Kjo është një humbje e madhe për familjen e saj, për volejbollin shkodran, për klubin Vllaznia dhe gjithë miqtë dhe kolegët e saj. Alda Kaçorri do të mbahet mend si një nga volejbollistët më të talentuara të brezit të saj. Ajo do mbahet mend për klasin dhe talentin e shfaqur në fushat dhe pallatet e ndryshme të sportit ku ka luajtur dhe është stërvitur. Ajo ka lindur ne vitin 1963 dhe me volejbollin ka nisur qe heret. Angazhohet me ekipin e te rejave te Vllaznise me te cilin ne sezonin 1978-79 shpallet edhe kampione. Me pas, kalon me ekipin e te rriturave ku luan per plot 12 vite ne rolin e lojtares se bllokut por duke u shquar edhe si nje shutere e mire. Kete pervoje si sportiste, ajo nisi t’ua transmetonte vajzave te reja shodrane, por ndërkohë, ajo e la në mes edhe kete punë të shkëlqyer që kishte nisur me ekipin e volejbollit të të rejave të Vllaznisë të cilin e kishte krijuar nga fillimi, duke ofruar rreth vetes vajza me shumë pasion, dhe duke injektuar tek ato dashurinë për këtë lojë, arriti të krijonte një ekip model që konkurron me sukses për titullin kampion. Megjithatë puna e saj është ndalur mesditën e sotme në mes. Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kaçorri për humbjen e njeriut të tyre të dashur dhe po ashtu edhe klubit Vllaznia për humbjen e një emri të shquar si sportiste dhe si trajnere. I përjetshëm qoftë kujtimi yt Alda Kaçorri.
Gjergj KOLA