Fitorja në Ballsh natyrisht që ka rritur entuziasmin në kampin shkodran për më tepër që tashmë rezultatet e Vllaznisë flasin në favorin e saj. Të qënurit në një pozitë disi komode në renditje, pozicionuar aktualisht në vendin e shtatë, shkodranët kanë fituar njëfarë besimi për ecurinë e mëtejshme në fazën e katërt të kampionatit. Vllaznia nën drejtimin e Armando Cungut kuptohet që ka bërë shumë gjëra mirë por pikët e marra nuk janë shumë. Madje, një më pak sesa skuadra mori kur në pankinë trajner ishte Armir Grima, ndonëse krahasimi nuk vlen shumë ngaqë numri i ndeshjeve nuk është i barabartë.


Megjithatë, në javët në vijim, trajneri aktual mund t’i kthejë shifrat në anën e tij. Por ajo që duhet përmendur është se nuk mund të krahasohet as periudha e punës. Në kohën kur drejtonte Grima, ekipi ishte pa rroga, pa mbështetje dhe thuajse e braktisur nga të gjithë, madje edhe me polemika brenda- përbrenda drejtuesve. Madje, kishte ndeshje që futbollistët udhëtonin brenda ditës jashtë Shkodrës për zhvillimin e ndeshjes së rradhës. Ndërkohë me ardhjen e Cungut gjërat kanë ndryshuar. Skuadra ka marrë rrogat, madje ka edhe shpërblime për rezultatet pozitive, ka një mbështetje të gjithëanshme nga ana e drejtuesve të klubit, aq sa vetë kryebashkiakja Ademi është shpeshherë e pranishme në stërvitje apo dhe ndeshje. Mbase, numri i pikëve gjatë kësaj periudhe mund të kishte qenë edhe pak më i madh por shpresat janë që ecuria të vijë duke u përmirësuar deri në fund të kampionatit.

Vllaznia e Grimës:

  1. Vllaznia- Kukësi            1-1
  2. Tërbuni- Vllaznia          0-3
  3. Vllaznia- Tirana            1-1
  4. Bylis- Vllazni                 3-1
  5. Skënderbeu- Vllaznia    3-1
  6. Vllaznia- Teuta            0-1
  7. Partizani- Vllaznia         1-0
  8. Vllaznia- Flamurtari       4-0
  9. Laçi- Vllaznia               2-0
  10. Kukësi- Vllaznia           1-0
  11. Vllaznia- Tërbuni         2-0
  12. Tirana- Vllaznia           0-0
  13. Vllaznia- Bylis             3-2

Totali:13 ndeshje, 4 fitore, 3 barazime, 6 humbje.Golaverazhi:16- 15.Pikë të grumbulluara- 15.

Vllaznia e Cungut:

  1. Vllaznia- Skënderbeu     1-0
  2. Teuta- Vllaznia            1-0
  3. Vllaznia- Partizani         1-1
  4. Flamurtari- Vllaznia       2-0
  5. Vllaznia- Laçi               0-0
  6. Vllaznia- Kukësi           1-2
  7. Tërbuni- Vllaznia         0-4
  8. Vllaznia- Tirana           3-1
  9. Bylis- Vllaznia              0-1

Totali: 9 ndeshje, 4 fitore, 2 barazime, 3 humbje. Golaverazhi: 11-7. Pikë të grumbulluara- 14

Vllaznia e Zmijanit:

  1. Vllaznia- Skënderbeu     0-1
  2. Teuta- Vllaznia             2-0
  3. Vllaznia- Partizani          1-2
  4. Flamurtari- Vllaznia        2-0
  5. Vllaznia- Laçi                0-1

Totali: 5 ndeshje, 0 fitore, 0 barazime, 5 humbje, golaverazhi 1-8. Asnjë pikë e grumbulluar