HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMirel Josa bilanc pozitiv kundër Vllaznisë. Kuqeblutë të dielën për ta mundur...

Mirel Josa bilanc pozitiv kundër Vllaznisë. Kuqeblutë të dielën për ta mundur Laçin edhe për të

Laçi do të luajë përballë Vllaznisë ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abisssnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Laçit do të luhet të dielën në orën 13:30.

Në ndeshjet e luajtura mes këtyre ekipeve në dy fazat e para të këtij sezoni të Superiores, Laçi ka trimfuar një herë, ndërsa sfida e tjetër ka përfunduar në barazim. Por një “makth” për shkodranët është Mirel Josa.

Trajneri i kurbinasve ka rezultate pozitive përballë Vllaznisë. Në 26 ndeshje si trajner të zhvilluara përballë shkodranvë, Jos aka fituar 14 prej tyre.

Ndërsa 7 ndeshje i ka humbur dhe 5 kanë përfunduar në barazim. Vllaznia nuk kërkon vetëm 3 pikët, por dhe “hakmarrje” ndaj Mirel Josës./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments