Çelsi i ka dhënë fund krizës së rezultateve dhe i është kthyer fitoreve pas 3 javësh ku skuadra e Poter nuk po arrinte të tilla duke humbur hapin e skuadrave të kreut.
Londinezët kanë mundur sot jo pa vështirësi Kristal Palas me shifrat 1-0. Ndeshja u vendos nga goli i Kai Havertz në pjesën e dytë të sfidës.
Megjithatë, blutë vazhdojnë të jenë shumë larg kreut, teksa mbajnë vendin e 10 në renditje në Premier Ligë.
Një skuadër e cila po bën jashtëzakonisht mirë është Njukasëll, i cili nën drejtimin e Edi Hou po luan për objektiva shumë të rëndësishëm.
Fitorja 1-0 ndaj Fullhem me golin e Isak në minutën e 89, ngjiti përsëri në vendin e tretë këtë skuadër, vetëm një pikë pas Mançester Sitit të Pep Guardiolës, teksa e bën një kandidate shumë të fortë për një vend në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm.