...
HomeKRYESOREGoditje për Superligën e Europës, BE e detyron që të ndryshojë emrin

Goditje për Superligën e Europës, BE e detyron që të ndryshojë emrin

Superliga Europiane, aktiviteti që synon të rivalizojë së shpejti më Ligë e Kampioneve dhe turnetë e organizuara nga UEFA, do të jetë e detyruar që të ndryshojë emrin. Shkak është bërë një vendim i Gjykatës së Bashkimit Europian për mbrojtjen e markave, që ka pranuar apelimin e Ligës Daneze.

Superliga në Danimarkë e kishte regjistruar këtë emër si markë komerciale ndaj asnjë vend tjetër apo organizatë brenda Bashkimit Europian nuk lejohet ta përdorë atë për aktivitete futbollistike.

“Superliga është një markë komerciale e cila është pronësi e përbashkët e klubeve daneze, ndaj nuk mund të lejohet që një ligë e ardhshme në Europë të regjistrojë markën Superliga si komerciale në Bashkimin Europian. Autoriteti për mbrojtjen e markave brenda BE ka dhënë aprovimin e plotë ndaj klubeve daneze për këtë temë”, theksoi liga daneze në një komunikatë zyrtare.

Tani mbetet të shihet se si do të ndryshojë emri i projektit të drejtuar nga Floirentino Perez dhe mbështetur nga Joan Laporta, të cilët vazhdojnë të kërkojnë klube të tjera partnere për të bërë të mundur realizimin e një lige me skuadrat elitare në Europë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.