HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMesfushori Altin Kryeziu drejt largimit nga Laçi, synon një skuadër jashtë

Mesfushori Altin Kryeziu drejt largimit nga Laçi, synon një skuadër jashtë

Mesfushori Altin Kryeziu, me shumë mundësi, nuk do të jetë pjesë e Laçit sezonin e ardhshëm. Lojtari 22-vjeçar ka zhvilluar një kampionat mjaft të mirë me fanellën e kurbinasve, duke luajtur 33 ndeshje kampionatin e fundit, ku ka shënuar edhe një gol.

Kryeziu ka qenë një nga titullarët më të rëndësishëm të Laçit, por tani duket se kosovari e sheh veten në një skuadër tjetër, ndoshta të një kampionati të huaj. Paraqitja e mirë me Laçin duket se e ka ndihmuar atë për të pasur oferta joshëse. Me to po merren menaxherët që e sollën në Shqipëri, pikërisht Silvio Pagliari dhe Benardin Kulla.

Më parë mesfushori i rritur në Itali ka luajtur në Belgjikë dhe në Slloveni, ku ka qenë pjesë edhe e Mariborit. Kurbinasit do të humbisnin në fakt një lojtar me vlera dhe për më tepër në një moshë të re.

Nga grupi i kampionatit të fundit mund të ketë edhe largime të tjera titullarësh, ndërsa braziliani Melo është i vetmi që ka rinovuar me klubin deri tani. Laçi qëndroi në Superiore, pasi fitoi ndeshjen shtesë me Flamurtarin.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments