HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREÇështja 'Deliu' merr rrjedhë tjetër, mesfushori pritet të prezantohet sot në Shkodër

Çështja ‘Deliu’ merr rrjedhë tjetër, mesfushori pritet të prezantohet sot në Shkodër

Ishte të premten në Shkodër dhe pas 2-3 orë bisedimesh me drejtuesit e Vllaznisë u largua pa hedhur firmë në kontratë. Kjo sepse mes palëve nuk u arrit akordi, për më tepër që vetë lojtari kishte disa opsione të tjera jashtë vendit si prioritet.

Por në dy ditët e fundit gjërat kanë ndryshuar dhe mesa duket mes ish- lojtarit të Tiranës dhe drejtuesve kuqeblu ka patur sërish bisedime dhe në fund kanë arritur akordin që ai të jetë pjesë e Vllaznisë në sezonin e ri.

Marrëveshja thuhet se është arritur dhe pasditen e sotme ai pritet të jetë në Shkodër për të hedhur firmë dhe për t’u prezantuar si lojtari më i ri i Vllaznisë.

Në këtë mënyrë, stafi shkodran ka bërë një përforcim të rëndësishëm në repartin e mesfushës, pas largimit të Boshnjakut që duket se e ka mbyllur bashkëpunimin me ta./www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments