Ishte të premten në Shkodër dhe pas 2-3 orë bisedimesh me drejtuesit e Vllaznisë u largua pa hedhur firmë në kontratë. Kjo sepse mes palëve nuk u arrit akordi, për më tepër që vetë lojtari kishte disa opsione të tjera jashtë vendit si prioritet.

Por në dy ditët e fundit gjërat kanë ndryshuar dhe mesa duket mes ish- lojtarit të Tiranës dhe drejtuesve kuqeblu ka patur sërish bisedime dhe në fund kanë arritur akordin që ai të jetë pjesë e Vllaznisë në sezonin e ri.

Marrëveshja thuhet se është arritur dhe pasditen e sotme ai pritet të jetë në Shkodër për të hedhur firmë dhe për t’u prezantuar si lojtari më i ri i Vllaznisë.

Në këtë mënyrë, stafi shkodran ka bërë një përforcim të rëndësishëm në repartin e mesfushës, pas largimit të Boshnjakut që duket se e ka mbyllur bashkëpunimin me ta./www.shkodrasport.com/