Wednesday, January 28, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZyrtare: Vllaznia- Luftëtari luhet të dielën ora 14.00 në stadiumin "Loro Boriçi"

Zyrtare: Vllaznia- Luftëtari luhet të dielën ora 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar kalendarin e Superiores për javën e 12-të.Fundjava do të ndahet në tre ditë, me dy ndeshje të shtunën, dy të dielën dhe kryendeshjen Partizani-Skënderbeu të hënën, ora 17:00. Të shtunën vëmendja është te Laçi-Kukësi e Flamurtari-Teuta, me skuadrat rivale të Skënderbeut që duan të shtojnë presionin. Të dielën në Shkodër luhet një ndeshje shume delikate mes Vllaznisë e Luftëtarit, ndërsa Kamza do të presë Lushnjen. Ndeshja në “Loro Boriçi” do të luhet në orën 14.00 dhe për kuqeblutë është një mundësi e mirë për të lënë poshtë në renditje edhe gjirokastritët. Por gjithsesi, vëmendja e tyre është e përqendruar për momentin tek sfida e nesërme ndaj Lushnjës.Fillimisht duhet fituar ky takim për të menduar pastaj për të tjerët. Vllaznia po kalon një moment të vështirë, për të cilin thuhet se është psikologjik dhe mbase mjafton një fitore për të dalë nga kjo situatë.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments