A mund të krahasohet ndonjë lojtar në botë me sulmuesin Herri Kejn dhe formën e tij të fortë te Bajerni? Herri Kejn nuk është aq i shpejtë sa Kilian Mbape, nuk është aq teknik sa Lamin Jamal dhe nuk ka fizikun e Kristiano Ronaldos.

Megjithatë, aktualisht nuk ka lojtar më të mirë në botë. Në fund të fundit, për çfarë bëhet futbolli? Për gola! Dhe askush në botë nuk e ka përsosur shënimin e golave si Kejn.
Me Kejnin, një gol është pothuajse i garantuar nëse ai ka një shans të qartë brenda 25 metrave nga porta.

Natyrshmëria e tij është sensacionale. Kur do të marrë vlerësimin që meriton? Kejn nuk tregon asnjë shenjë ekstravagance: një prerje flokësh normale, gjithmonë miqësor, pa mendjemadhësi. A është kjo arsyeja pse nuk ka një “mani botërore” për Kejnin? Do të ishte një shenjë e trishtueshme për futbollin botëror.