Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREObjektiva madhorë, por të rinjtë nuk harrohen tek Vllaznia

Objektiva madhorë, por të rinjtë nuk harrohen tek Vllaznia

Nga Endri ÇINARI

Nëse ka një skuadër apo klub në vendin tonë që gjithmonë i ka kushtuar vëmendje elementit të ri, ajo është Vllaznia. Shkodranët ndër vite kanë prodhuar talente, të cilët i kanë promovuar dhe shndërruar në futbollistë të rëndësishëm për kampionatin apo edhe kombëtaren e Shqipërisë.

Ku në sezonet e fundit janë pikërisht emra si: Alivoda, Dodaj apo Jukaj të cilët të ardhur rishtazi nga ekipet zinxhirë, “shkëlqyen” me skuadrën e parë duke u shndërruar në protagonistë. Madje me dy të parët të cilët janë transferuar edhe në kampionate jashtë vendit, me kuqeblutë që kanë përfituar shifra të majme nga shitja e dy futbollistëve.

Edhe këtë edicion duket se mbështetja ndaj elementit të ri nuk do mungojë aspak dhe disa prej tyre i dhanë “sinjalet” në miqësoren të fituar 3-0 ndaj Vllaznia B. Emra si Kubazi apo Ara gjetën golat në duelin ndaj ekipi të dytë kuqeblu, duke treguar për cilësitë, por edhe “urinë” e tyre për të pasur minuta dhe qenë protagonistë në sezonin 2025-26 për kuqeblutë.

Gjithashtu edhe Tafili ka pasur minutat e tij deri në këtë pikë të sezonit, madje duke dhënë performanca të kënaqshme. Patjetër konkurenca do jetë shumë e fortë për futbollistët e rinj, duke parë edhe faktin se Vllaznia ka formuar një ekip me shumë emra të njohur dhe plot eksperiencë. Megjithatë kjo duket se nuk ul aspak vëmendjen e drejtuesve apo edhe stafit teknik ndaj elementit të ri dhe të prespektivës.

Ku gjatë sezonit të gjithë do kenë mundësinë për të treguar vlerat e tyre. E prandaj të gjithë futbollistët duhet të jenë të gatshëm të “kapin” shansin e tyre në një skuadër të mbushur me “yje” sidomos në mesfushë dhe sulm.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments