Java e 7-të e “Abissnet Superiore” do të mbyllet sot me dy ndeshjet e fundit, atë Elbasani- Vora dhe Flamurtari- Partizani dhe si rrjedhojë tashmë e gjithë vëmendja do të spostohet tek sfidët e javës së 8-të, asaj të parafundit të fazës së parë të kampionatit.

Në këtë javë e gjithë vëmendja do të përqendrohet tek “klasikja” e futbollit shqiptar, Vllaznia- Tirana. Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur që me këtë ndeshje ta hapë serinë e ndeshjeve të kësaj jave dhe prandaj mësohet se ajo do të luhet ditën e premte.

Pra më 24 tetor dhe do të startojë në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi. Një ballafaqim që pritet me shumë interes në Shkodër, jo vetëm për historinë e këtyre dy skuadrave, por edhe për pozitat ku ndodhet aktualisht skuadra e Vllaznisë në krye të renditjes.

Ja kalendari i plotë i ndeshjeve të javës së 8-të:

E premte

Vllaznia- Tirana ora 17:00

Elbasani- Bylis ora 17:00

Vora- Dinamo ora 14:00

E shtunë

Partizani- Egnatia

Teuta- Flamurtari