Dinamo 2 – 0 Partizani (Atanaskoski *ag* 54′, Neziri 75′)

Dinamo ka triumfuar përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 2-0.

Autogoli i Atanaskoskit në minutën e 54-t dhe goli mjaft i bukur i Faton Nezirit në minutën e 75-të, i dhanë fitoren Dinamos. “Djemtë” e Ilir Dajës ishin më të saktë përgjatë 90 minutave.

Kështu, Dinamo shkon në vendin e 4-t me 17 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, me vetëm 8 pikë pas 9 javësh kampionat, Partizani mban vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit.