HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAlen Sherri në Itali për vizitat mjekësore, gati kontrata trevjeçare me Cagliarin

Alen Sherri në Itali për vizitat mjekësore, gati kontrata trevjeçare me Cagliarin

Alen Sherri do të bëjë hapin e madh në karrierën e tij. Gardiani i Egnatias do të zbarkojë në Itali ditën e nesërme për të konkretizuar transferimin e tij te Cagliari.

Klubet mes tyre kanë arritur marrëveshjen, me Egnatian që do të përfitojë plot 500 mijë euro nga shitja e shkodranit. 26-vjeçarin që nesër do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore.

Më pas portieri do të firmos edhe kontratën me ekipin italian, me palët që janë dakortësuar mes tyre për një kontratë 3-vjeçare. Kështu Sherri do të mbajë veshur fanellën e Cagliarit deri në qershor të vitit 2027.

Kujtojmë se Sherri është një lider te Egnatia, ku me rrogozhinasit ai doli që brenda dy sezoneve të fitojë titullin dhe Kupën e Shqipërisë. Tashmë nga Superiorja në Serie A, ku do të nisë aventurën e tij të re në një nga kampionatet më të forta në Europë./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments