Justin Ferizaj është kthyer mbrëmjen e sotme në hero për ekipin e tij Bray Wanderers. Ai ka shënuar në minutën e 90-të golin e vetëm të ndeshjes, çka i dha fitoren me rezultatin 1-0 ekipit të tij në ndeshjen e play- off ndaj Treaty United.
Ka qenë një përballje e fortë në mes këtyre dy skuadrave dhe duhej të vinte minuta e fundit e kohës së rregullt, kur Justini përfiton nga një top i ardhur në zonën kundërshtare dhe ndonëse me shpinë nga porta, ka arritur që me një kthesë ta dërgojë atë në rrjetë.
20 vjeçari me origjinë nga Shkodra kësisoj ka qenë njeriu i cili ka “shpëtuar” skuadrën e tij. Ajo me fitoren e sotme ka fituar të drejtën për të luajtur ditën e premte me skuadrën e parafundit të Premier Divizion, Waterford dhe skuadra që fiton këtë përballje, do të luajë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit irlandez.
Justin Ferizaj në këtë mënyrë me golin e sotëm i ka dhënë një dorë të mirë Bray Wandereres për arritjen e objektivit të tij. Por siç kemi bërë të ditur, me këtë skuadër luan edhe vëllai i tij më i vogël- Richard. Ai ndonëse vetëm 16 vjeç ka qenë po ashtu protagonist për Bray.
Madje në ndeshjen e së martës, e para e fazës play-off shënoi gol në minutën e 93-të (vëllezërit Ferizaj mes duket shënojnë gjithmonë gola të rëndësishëm) duke vulosur fitoren 3-1 ndaj UC Dublin. Tashmë atyre u duhet të bëjnë edhe një “sforco” bashkë me shokët e tjerë të ekipit, për ta parë veten sezonin tjetër në Premier Division të Irlandës.(www.shkodrasport.com)







