Egnatia dhe Vllaznia e mbyllën me barazimin 2-2 ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Superiores.
EGNATIA 2-2 VLLAZNIA
62′ Jahaja, 86′ Haime/ 43′ Kallaku, 76′ Balaj (P)
NGJARJET KRYESORE
90’+6′ Mbyllet sfida pa fitues!
90’+2′ Bakajoko gjuan, Egnatia kërkon goditje nga këndi. (VIDEO)
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
87′ Aleksi merr karton të verdhë për shkak të festës e cila cilësohet si provokative. (VIDEO)
86′ GOOOL EGNATIA 2-2/ Skemë fantastike mes Aleksit dhe Haimes, ky i fundit shënon një gol spektakolar dhe rikthen baraspeshën. (VIDEO)
85′ Bakajoko i jep një mundësi të mirë Egnatias. (VIDEO)
84′ Selmani dhe Leo Melo kanë minuta, Tetova largon Jahajën dhe Sotën.
80′ Kallaku largohet nga loja, i lë vendin e tij Qatos.
78′ Tetova largon nga fusha Grudën dhe Albanezen, ka minuta për Haime dhe Bakajoko.
76′ GOOOL VLLAZNIA 1-2/ Balaj nuk gabon para portës, shënon të dytin për shkodranët. (VIDEO)
74′ Fangaj ndërhyn ndaj Bajramit, ka penallti dhe ai largohet nga loja me karton të kuq. Egnatia ngel me 10 lojtarë. Penalltia konfirmohet edhe nga VAR (VIDEO) (VIDEO)
73′ Xhemajli largon topin, për pak shkakton autogol. (VIDEO)
72′ Ndërhyrje e ashpër nga Fangaj, arbitri i nxjerr kartonin e verdhë. (VIDEO)
70′ Shkakton faull, Xhaja e ndëshkon Salën me karton të verdhë. (VIDEO)
68′ Fernando tenton të gjejë portën e Pohls, topi shkon jashtë. S’ka rrezik për portierin e Vllaznisë. (VIDEO)
64’ Bajrami ndëshkohet me karton të verdhë.
62’ Sala dhe Kuros futen në lojë, Martini largon Malën dhe Gjinin.
62′ GOOOOL EGNATIA 1-1/ Albaneze gjuan drejt zonës, Pohls grushton por e lë topin në zonë. Jahaja përfiton nga kjo mundësi dhe barazon shifrat, shpërthen festa në stadium. (VIDEO)
59′ Largohet Ruçi, në lojë aktivizohet Fernando.
55′ Gjini ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Jahajës. (VIDEO)
54′ Jahaja bëhet gati të godasë drejt portës së Pohls, Gurisht ndërhyn në kohën e duhur për të largua një top të rrezikshëm. (VIDEO)
52′ Aleksi ndërhyn në kohën e duhur, shmang rrezikun në zonën e Dajsinanit. (VIDEO)
50′ Ndërhyrje e parregullt e Kastratit, Xhaja e ndëshkon me karton të verdhë. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë.
45’+1′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e shkodranëve!
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
43′ GOOOL VLLAZNIA 0-1/ Kastrati asiston për Kallakun, ky i fundit shënon një supergol duke mposhtur portierin Dajsinani. Lojtari heq bluzën për të festuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)
41′ Gjini godet me kokë, topi ndalet nga traversa. (VIDEO)
40′ Aleksi dhe Kallaku në dylyftim për topin, Xhaja ndalon lojën për faull. Protestojnë vendasit (VIDEO)
35′ Ndreca lëshon predhën drejt portës, Pohls bën pritje të mrekullueshme dhe i mohon golin e avantazhit Egnatias. (VIDEO)
33′ Tetova nuk është i kënaqur me arbitrimin, Xhaja i nxjerr kartonin e verdhë. (VIDEO)
30′ Gurishta ndërhyn kundër Jahajës, Egnatia pretendon penallti. (VIDEO)
30′ Bie ritmi i lojës, ende asnjë rast konkret në këto minuta.
23′ Kastrati godet portën e Dajsinanit, tundet rrjeta e jashtme. (VIDEO)
21′ Gjini gjuan me kokë, topi shkon lehtësisht në duart e portierit të Egnatias. (VIDEO)
16′ Jago gjuan nga goditja e dënimit, Dajsinani lexon saktë dhe e pret topin direkt. (VIDEO)
14′ Aksion perfekt nga Egnatia, Gruda shpërdoron para portës. (VIDEO)
11′ Ndreca tenton të nxjerrë një top në zonë, Pohls i prish planet duke e larguar jashtë. (VIDEO)
10′ Nuk ka dominim në minutat e para, topi qarkullohet nga të dyja skuadrat.
5’ Zbritje fantastike e Vllaznisë, Balaj provon fluturimthi, por topi shkon drejt e në duart e Dajsinanit. (VIDEO)
3′ Dueli nis i zjarrtë, lojtarët e dërgojnë topin sa në një zonë në tjetrën.
1′ Starton ndeshja!
FORMACIONET ZYRTARE
EGNATIA: Dajsinani, Aleksi, Albaneze, Ndreca, Jahaja, Xhemajli, Kryeziu, Sota, Fangaj, Gruda, Ruçi
Trajner: Edlir Tetova
VLLAZNIA: Pohls, Gjini Gurishta, Krymi, Kastrati, Kallaku, Murataj, Bajrami, Mala, Jago, Balaj
Trajner: Edi Martini







