Tërbuni u ndërtua për të qenë një nga skuadrat pretendente në Grupin A, por realiteti po tregon të kundërtën, me 4 pikë në 5 javë.
Ndaj Besëlidhjes, pukjanët u përballen me probleme të shumta në përbërje, ku mungesa më e ndjeshme ishte ajo e Klevis Lushakut, i cili ka pësuar një dëmtim serioz në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes së Kupës ndaj Kukësit dhe do të duhet të operohet, duke qëndruar jashtë fushave për rreth tre muaj.
Për mediat, Lushaku tha: “Më vjen keq që nuk luajta ndaj Besëlidhjes, por mungesa ime do të jetë e gjatë për shkak të dëmtimit që kam pësuar.
Shpresoj të rikuperohem për fazën e dytë. Pushimi që ka ekipi nga kalendari shpresoj se do ta ndihmojë ekipin në rikuperimin e shokëve të tjerë të dëmtuar, në mënyrë që të Tërbuni të jetë sa më i plotë ndaj Luzit 2008, që e presim në fushën tonë”.







