KF Shiroka ben mrekulline. Ajo ka mundur edhe Sopotin rival dhe vazhdon te ndjeke Beselidhjen e vendit te paree. Ndeshja ee sotme e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” eshte vendosur nga nje gol i shenuar pikerisht ne minutat shtese te takimit.

Ka qene mesfushori Dulaj qe ka rikuperuar nje top dhe ai ka nisur sulmuesin Olamide i cili me shpejtesin e tij i eshte drejtuar portes librazhdase dhe pastaj me qetesi e ka derguar topin ne rrjete. Nje gol ne minuten e 93-te qe i ka dhene skuadres shkodrane nje fitore me shume vlere.

Ajo ka marre kesisoj fitoren e peste rradhazi dhe eshte ngjitur ne kuoten e 15 pikeve duke qene vetem nje pike larg Beselidhjes se vendit te pare. Skuadra e trajnerit Tatangelo vazhdon te befasoje nga java ne jave dhe tashme po shfaqet edhe si pretendente.