Besëlidhja e Lezhës ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në kampionatin e Kategorisë së Dytë, Grupi A, në futboll duke triumfuar në transfertën e vështirë të Koplikut ndaj skuadrës vendase të Veleçikut, me rezultatin e pastër 0-3.

Takimi është luajtur pasditeen e djeshme në fushën e kompleksit sportiv “Vëlleezërit Duli” dhe është dominuar nga skuadra lezhjane e cila edhe njëherë tjetër konfirmoi vlerat dhe pretendimet e saj.

Një ecuri pozitive, shoqëruar me fitore si brenda ashtu dhe jashtë fushe, dhe kryesuar renditjen me 16 pikë, pas 5 fitoreve, 1 barazimi dhe asnjë humbjeje. Bilanci i golave flet qartë për dominimin e lezhjanëve me: 11 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar.

Ndeshja në Koplik e vlefshme për javën e gjashtë ishte një ndeshje e zhvilluar në kushte të vështira atmosferike, por pavarësisht nga kjo djemtë e trajnerit Elvis Plori, falë kualiteteve që kanë dhe eksperiencës treguan karakter, disiplinë dhe efikasitet në finalizim, duke shënuar tre herë në portën e Veleçikut me anë Jasmin Rraboshtës në pjesën e parë dhe dy herë me Arsid Krujën, në pjesën e dytë.

Lezhjanët kryesojnë renditjen duke patur një pikë më shumë sesa Shiroka e vendit të dytë dhe gjashtë pikë më shumë se Sopoti i vendit të tretë, por që në fakt ka një ndeshje më pak të luajtur.(www.shkodrasport.com)