Trajneri i Brazilit, Karlo Ançeloti e ka siguruar tashmë Botërorin me kombëtaren. Në një intervistë të gjatë për “AS” ai u ndal te lojtarët e Brazilit, që ka punuar me ta edhe te Real Madridi.ancelotiNdër lojtarët kryesorë të ekipit të tij janë Kasemiro, “një lider dhe referencë thelbësore”, dhe treshja e Madridit, Eder Militao, Vinicius dhe Rodrigo.

“Militao është rikthyer në formën e tij më të mirë. Vinicius ende nuk e ka treguar nivelin që arriti në Madrid me ekipin kombëtar, por po rritet. Vinicius është i klasit të parë. Rodrigo? Ai ka pasur disa kohë të vështira, por unë vetëm e kam dëgjuar dhe e kam ndihmuar si person. Tani ai është i qetë dhe i motivuar.”

Ançeloti është i qartë për të ardhmen: “Endrik është një talent, por unë kurrë nuk kam thënë se ai duhet të largohet nga Real Madridi për të shkuar në Kupën e Botës. Nejmar? Asnjë derë e mbyllur, ai thjesht duhet të rikthehet në formën e tij më të mirë”, tha ndër të tjera Ançeloti.